“Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar i biri i Ebu Hazimit se Ebu Hazimi tregon: “Sehli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Ditëve të premte gëzoheshim përherë.” E pyeta: “Përse ashtu?” Ai u përgjigj: “Një plakë jona dërgonte dikë në kopshtin Budae, - Ibn Mesleme ka thënë: kopsht palmash në Medinë, - për të marrë rrënjë të rrepës, të cilat pastaj i vinte në një kusi së bashku me ca kokrra elbi. Pasi e falnim xhumanë, ne e vizitonim atë dhe e përshëndesnim me selam, ndërkaq ajo na sillte ushqimin në fjalë. Kjo gjë na bënte të gëzoheshim (ditën e premte). As dremitnim, as hanim drekë, përveçse pas xhumasë.””