“Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky e ka dëgjuar Amër ibn Amir Ensariun se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, pasi muezini e thërriste ezanin e akshamit, disa shokë të Pejgamberit ﷺ nxitonin te shtyllat (e xhamisë), për t'i falur dy rekate, derisa Pejgamberi ﷺ dilte për namaz (farz). Ndërkaq, mes tyre (ezanit dhe ikametit) nuk kishte dhe aq kohë. Othman ibn Xhebele dhe Ebu Davudi transmetojnë nga Shuëbe (se Enesi ka thënë): “Mes tyre kishte vetëm pak kohë.””