“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grup hebrenjsh erdhën tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i thanë: “Esamu alejke (vdekja qoftë mbi ty)!” Unë e kuptova atë, andaj ua ktheva: “Alejkum esamu ve laneh (mbi ju qoftë vdekja dhe mallkimi)!” I Dërguari i Allahut ﷺ më tha: “Ngadalë, oj Aishe, se Allahu e do butësinë në çdo gjë.” - O i Dërguari i Allahut, a nuk dëgjove çfarë thanë? - i thashë. - “Ua thashë unë: “Ve alejkum (edhe mbi ju) !” - tha i Dërguari i Allahut ﷺ.””