“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Abdullah Ensariu, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Thumame se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Umu Sulejmi i shtronte Pejgamberit ﷺ një shtrojë lëkure, ku dremiste në mesditë. Kur Pejgamberi ﷺ flinte, ajo merrte diçka prej djersëve dhe qimeve të tij, i mblidhte në një enë qelqi dhe i përziente me një parfum të koncentruar, teksa ai ishte duke fjetur.” Thumame tregon: “Kur Enes ibn Malikut iu afrua vdekja, më porositi që xhenazen e tij t'ia parfumonim me parfumin në fjalë, gjë që u përmbush.””