“Muhamed ibn Abdurrahimi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abad ibn Musai, e këtij i ka treguar Ismail ibn Xhaferi, e ky nga Israili, e ky nga Ebu Is'haku se Seid ibn Xhubejri tregon: “Ibn Abasi është pyetur: “Çfarë moshe ke qenë kur ka vdekur Pejgamberi ﷺ?” - Atëkohë kam qenë i synetuar, - tha Ibn Abasi. Njëri prej transmetuesve tregon: “Në atë kohë, fëmijët nuk i bënin synet pa e arritur moshën e pjekurisë.””