“Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Halid Hadhai, e ky nga Ebu Kilabe se Malik ibn Huvejrithi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, dy burra donin të udhëtonin, andaj erdhën te Pejgamberi ﷺ, i cili u tha: “Kur të dilni për rrugë, thirreni ezanin e më pas ikametin, e le të prijë në namaz më i vjetri prej jush.””