“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Muëtemiri, e ky e ka dëgjuar Mensurin, e ky nga Sad ibn Ubejde se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ më ka këshilluar: “Kur të shkosh për të fjetur, merr abdes siç merr për namaz, pastaj shtrihu në krahun e djathtë dhe thuaj: "Allahume eslemtu vexhhi ilejke, ve fevedtu emri ilejke, ve elxhetu dhahri ilejke ragbeten ve rahbeten ilejke, la melxhe'e ve la menxha minke ila ilejke. Amentu bikitabike ledhi enzelte ve bi nebijike ledhi erselte (O Allah! Të jam dorëzuar vetëm Ty, çështjen time ta kam lënë vetëm Ty dhe vetëm te Ti mbështetem, duke shpresuar në Ty dhe duke u frikësuar prej Teje. Strehim dhe shpëtim ka vetëm te Ti. Kam besuar Librin Tënd që e ke zbritur dhe Pejgamberin Tënd që e ke dërguar) . Nëse vdes (atë natë) , do të vdesësh në natyrshmërinë islame, andaj këto le të jenë fjalët e tua të fundit.” Unë i thashë: “Po i përsëris këto fjalë në praninë tënde (dhe ndër të tjera tha): “... ve bi resulike ledhi erselte (... dhe të Dërguarin Tënd që e ke dërguar).” Pejgamberi ﷺ më tha: “Jo, (thuaj:) ve bi nebijike ledhi erselte (dhe Pejgamberin Tënd që e ke dërguar) .””