“Musededi na ka thënë: Na ka rrëfyer Jahjai, e ky nga Ubejdullah ibn Omeri se Nafiu tregon se një natë të ftohtë, në Daxhnan, Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e thirri ezanin dhe tha: “Faluni në shtëpitë tuaja!” Pastaj na tregoi se i Dërguari i Allahut ﷺ në netët e ftohta ose me shi, gjatë udhëtimit, e urdhëronte muezinin që pas ezanit të thërriste: “Faluni në shtëpitë tuaja!””