“Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Ubejdullah ibn Omeri, e këtij i ka treguar Seid ibn Seid Makburiu, e ky nga babai i tij se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur dikush bëhet gati për t'u shtrirë në shtrat, le ta fshijë shtratin me pjesën e brendshme të rrobës së poshtme , sepse ai nuk e di çfarë mund të ketë mbetur sipër tij, pastaj le të thotë: “Bismike rabi vedatu xhenbi, ve bike erfeuhu, in emsekte nefsi ferhamha, ve in erselteha fahfedh'ha bima tahfedhu bihi ibadeke salihin (Me emrin Tënd, o Zoti im, unë shtrihem dhe me Të ngrihem. Nëse ma merr shpirtin tim, mëshiroje, e, nëse ma kthen, ruaje siç i ruan robërit e Tu të mirë) .” Transmetimin e Zuhejrit e fuqizon Ebu Damre dhe Ismail ibn Zekerija nga Abdullahu. Jahja ibn Seidi dhe Bishri transmetojnë nga Ubejdullahu, e ky nga Seidi, e ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ. Këtë e transmeton edhe Maliku dhe Ibn Axhlani nga Seidi, e ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”