“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Husejni, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Burejdi, e ky nga Bushejr ibn Kabi se Shedad ibn Evsi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Zotëria i istigfarit (kërkimfaljes) është të thuash: “ Allahume, ente rabi, la ilahe ila ente, halakteni, ve ene abduke, ve ene ala ahdike ve vadike mestetatu, ebu'u leke bi nimetike aleje, ve ebu'u leke bi dhenbi, fagfir li, fe inehu la jagfiru dhunube ila ente, eudhu bike min sherri ma sanatu (O Allah, Ti je Zoti im, s'ka të adhuruar të denjë përveç Teje, Ti më ke krijuar dhe unë jam robi Yt. Unë jam në besën dhe në premtimin Tënd, aq sa të kem mundësi. Unë i pranoj begatitë e Tua ndaj meje dhe mëkat e mia i pranoj para Teje, andaj m'i fal mëkatet, sepse askush nuk i fal mëkatet përveç Teje. Kërkoj mbrojtjen Tënde kundrejt së keqes që e kam vepruar) . Kush e thotë këtë kur të ngryset dhe vdes, do të hyjë në Xhenet, - ose ka thënë: do të jetë prej banorëve të Xhenetit. - Po ashtu, nëse e thotë këtë kur të gdhihet dhe vdes atë ditë, do të hyjë në Xhenet.” I njëjtë me hadithin paraprak.”