“Abdani transmeton nga Ebu Hamzai, e ky nga Mensuri, e ky nga Ribij ibn Hirashi, e ky nga Harashe ibn Hurri se Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ binte në shtrat natën, thoshte: “Allahume bismike emutu ve ahja (O Allah, me Emrin Tënd vdes dhe ngjallem) .” E, kur zgjohej, thoshte: “Elhamdulilahi ledhi ahjana bade ma ematena ve ilejhi nushur (Falënderimi i takon Allahut, i Cili na ngjalli pasi na bëri të vdekur (në gjumë) dhe tek Ai është ringjallja) .””