“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ismaili, e ky nga Kajsi se Xheriri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ më tha: “A nuk ma heq qafe Dhul Halasën?” , - e cila ishte një grumbull idhujsh që njerëzit e adhuronin dhe e quanin Qabeja Jemenase. Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut, unë nuk mund të qëndroj mbi kalë.” Atëherë Pejgamberi ﷺ më goditi në gjoks dhe tha: “O Allah, forcoje, udhëzoje dhe bëje udhëzues!” Kështu, marshova me pesëdhjetë kalorës të fisit ahmes nga populli im. Në një transmetim qëndron: “U nisa me një grup nga populli im, shkova dhe e dogja atë. Pastaj u ktheva te Pejgamberi ﷺ dhe i thashë: “O i Dërguari i Allahut, betohem në Allahun se, nuk u ktheva pa e bërë atë si një deve të zgjebosur. Atëherë Pejgamberi ﷺ u lut për fisin ahmes dhe për kuajt e tyre.””