“Jahja ibn Muhamed ibn Sekeni na ka thënë: Na ka treguar Haban ibn Hilal Ebu Habibi, e këtij i ka treguar Harun Mukriu, e këtij i ka treguar Zubejr ibn Hirriti se Ikrime tregon: “Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) më ka thënë: “Këshilloji njerëzit një herë në javë, po deshe dhe dy herë, e, nëse do të shtosh edhe më shumë, le të jetë tri herë në javë, por mos ua bëj njerëzve Kuranin të bezdisshëm. Të mos ndodhë të shkosh te një grup njerëzish për t'i këshilluar teksa ata janë duke biseduar mes vete e t'i bezdisësh duke ua ndërprerë bisedën, por rri aty dhe dëgjo me vëmendje. E, kur të ta japin fjalën, atëherë këshilloji ata me vetëdëshirë. Kujdes rimën gjatë lutjes, shmange atë, sepse e kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe shokët e tij duke e shmangur atë.””