“Muhamed ibn Mahbubi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa Pejgamberi ﷺ po ligjëronte ditën e premte, një burrë vajti e i tha: - O i Dërguari i Allahut! Lute Allahun të na çojë shi! (Pasi Pejgamberi ﷺ bëri dua) qielli u mbush me re, e në atë rast filloi të bjerë shi, saqë njeriu mezi arrinte në shtëpinë e vet. Shiu vazhdoi deri në xhumanë vijuese. Atëherë, i njëjti person (ose dikush tjetër) u ngrit dhe tha: - Lute Allahun të na e largojë, se u përmbytëm! Atëherë Pejgamberi ﷺ u lut: “O Allah, çoje rreth nesh, e jo sipër nesh!” Retë filluan të shpërndaheshin rreth Medinës dhe në Medinë nuk binte më shi.””