“Ibn Selami na ka thënë: Na ka rrëfyer Ismail ibn Uleje, e ky nga Abdulaziz ibn Suhejbi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Askush të mos e kërkojë vdekjen për shkak të vështirësisë që e ka goditur. Por, nëse i duhet medoemos ta kërkojë atë, atëherë le të thotë:"O Allah, më jep jetë, nëse jeta është me e mirë për mua dhe ma merr shpirtin, nëse vdekja është më e mirë për mua!””