“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka treguar Seid ibn Ebu Ejubi se Ebu Akili tregon se dilte me gjyshin e vet, Abdullah ibn Hishamin, në treg për të blerë ushqim. Kur e takonin Ibn Zubejri dhe Ibn Omeri, i thoshin: “Bëhu ortak me ne, se Pejgamberi ﷺ është lutur për ty (që të jesh) me bereqet.” Rrjedhimisht, ai bëhej ortak me ta. Kishte raste kur në tregti fitonte një deve, përfshirë barrën e saj dhe e dërgonte në shtëpi.”