“Ibrahim ibn Hamzai na ka thënë: Na ka treguar ibn Ebu Hazimi dhe Deraverdiu, e ky nga Jezidi, e ky nga Abdullah ibn Hababi se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E pyetëm Pejgamberin ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, ky është selami për ty, por si të dërgojmë salavate mbi ty?” Ai tha: “Thoni: “Allahume sali ala Muhamedin abdike ve resulike, kema salejte ala Ibrahime. Ve barik ala Muhamedin ve ala ali Muhamed kema barekte ala Ibrahime, ve ala ali Ibrahime (O Allah, dërgo salavat mbi Muhamedin, robin dhe të Dërguarin Tënd, siç ke dërguar salavat mbi Ibrahimin. Bekoje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit siç ke bekuar Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit) !””