“Othman ibn Ebu Shejbe më ka thënë: Na ka treguar Xheriri nga Mensuri, e ky nga Ebu Vaili, e ky nga Mesruku se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë, dy plaka hebreje të Medinës erdhën tek unë dhe më thanë: “Vërtet banorët e varrezave dënohen në varret e tyre. Mirëpo, unë i përgënjeshtrova dhe nuk u besova. Pasi shkuan, erdhi Pejgamberi ﷺ, të cilin e pyeta: “O i Dërguari i Allahut, dy plaka...” dhe i tregova për këtë. Ai m'u drejtua: “Të vërtetën e kanë thënë ato. Ata (banorët e varrit) dënohen dhe dënimin e tyre e dëgjojnë gjithë kafshët.” Pas kësaj, s'e kam parë më ta braktiste kërkimmbrojtjen nga dënimi i varrit në çdo namaz.””