“Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Abdulmelik ibn Amri, e këtij i ka treguar Omer ibn Ebu Zaide, e ky nga Ebu Is'haku se Ebu Ejub Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Atij që thotë dhjetë herë , i numërohet sikurse të ketë liruar një rob prej pasardhësve të Ismailit.” Omeri ka thënë: “Njëjtë na ka treguar Abdullah ibn Ebu Seferi nga Shabiu, e ky nga Rebi ibn Huthejmi.” I thashë Rebiut: “Prej kujt e ke dëgjuar?” Tha: “Prej Amër ibn Mejmunit.” Prandaj, shkova tek Amër ibn Mejmuni dhe i thashë: “Prej kujt e ke dëgjuar?” Tha: “Prej Ibn Ebu Lejlës.” Shkova tek Ibn Ebu Lejla dhe i thashë: “Prej kujt e ke dëgjuar?” Tha: “Prej Ebu Ejub Ensariut, i cili e transmetonte nga Pejgamberi ﷺ.” Ibrahim ibn Jusufi transmeton nga babai i tij, e ky nga Ebu Is'haku, i cili thotë: “Më ka treguar Amër ibn Mejmuni nga Abdurrahman ibn Ebu Lejla, e ky nga Ebu Ejubi, thënien e tij, e ky nga Pejgamberi ﷺ.” Musai ka thënë: “Na ka treguar Vuhejbi nga Davudi, e ky nga Amiri, e ky nga Abdurrahman ibn Ebu Lejla, e ky nga Ebu Ejubi, e ky nga Pejgamberi ﷺ. Ismaili transmeton nga Shabiu, e ky nga Rebiu, thënien e tij.” Ademi ka thënë: “Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Abdulmelik ibn Mejsera, e ky e ka dëgjuar Hilal ibn Jesafin nga Rebi ibn Huthejmi dhe Amër ibn Mejmuni, e këta nga Ibn Mesudi, thënien e tij. Ameshi dhe Husejni transmetojnë nga Hilali, e ky nga Rebiu, e ky nga Abdullahu, thënien e tij. Muhamed Hadramiu e transmeton nga Ebu Ejubi, e ky nga Pejgamberi ﷺ (se ka thënë): ”... i numërohet sikurse të ketë liruar një rob prej pasardhësve të Ismailit.” Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Fjala e saktë është fjala e Amrit.””