“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Shejbani, e ky nga Jahjai, e ky e ka dëgjuar Ebu Selemen se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se, ditën e Hendekut Omeri erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Betohem në Allahun se, nuk arrita ta fal ikindinë, përveçse pak para perëndimit të diellit.” Kjo po ndodhte atëherë kur dielli veçse kishte perënduar. Pejgamberi ﷺ i tha: “Betohem në Allahun se unë ende nuk e kam falur.” Pastaj, Pejgamberi ﷺ zbriti në But'han, e bashkë me të edhe unë. Mori abdes dhe e fali ikindinë pasi dielli kishte perënduar. Pastaj e fali edhe akshamin.””