“Mekij ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullah ibn Seid ibn Ebu Hindi, e ky nga babai i tij se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ndaj dy mirësive shumica e njerëzve janë të shkujdesur: 1. Ndaj shëndetit dhe 2. Kohës së lirë.” Abas Anberiu ka thënë: “Na ka treguar Safvan ibn Isa nga Abdullah ibn Seid ibn Ebu Hindi, e ky nga babai i tij se ka thënë: “E kam dëgjuar Ibn Abasin, i cili transmeton nga Pejgamberi ﷺ.””