“Sadaka ibn Fadli na ka thënë: Na ka rrëfyer Jahjai, e ky nga Sufjani, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Mundhiri, e ky nga Rebi ibn Huthejmi se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ na vizatoi një katror e në mes të tij vizatoi një vijë, e cila e tejkalonte katrorin. Më pas, anash kësaj (në sipërfaqen brenda katrorit), skicoi disa vija të tjera të shkurtra që ishin të kthyera nga ajo e mesit dhe tha: “Ky është njeriu, ndërsa ky këtu (katrori) është fundi i tij (vdekja) që e rrethon. Kjo që ka dalë tejpërtej katrorit është shpresa e tij. Këto vijat e shkurtra janë pengesa që, po qe se njëra dështon, e godet tjetra.””