“Muadh ibn Esedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Mahmud ibn Rebiu se Mahmudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, qysh i vogël, e mbante në mend të Dërguarin e Allahut ﷺ. I kujtohej kur ai e kishte mbushur gojën me ujë prej një kove dhe ia kishte hedhur në fytyrë (për ashikëri, shaka ose bekim), në shtëpinë e tyre.”