“Jahja ibn Musai më ka thënë: Na ka treguar Vekiu, e këtij i ka treguar Ismaili se Kajs ibn Ebu Hazimi tregon: “E kam dëgjuar Hababin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili atë ditë ishte mjekuar me kauterizim shtatë herë, duke thënë: “Sikur i Dërguari i Allahut ﷺ të mos na e kishte ndaluar ta kërkojmë vdekjen, unë do të lutesha që të vdisja. Shokët e Muhamedit ﷺ kanë vdekur, por dynjaja nuk ua ka pakësuar shpërblimin (e ahiretit), kurse ne kemi fituar aq shumë, saqë nuk po kemi ku t'i lëmë përveçse t'i fusim nëpër ndërtime.””