“Sad ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar Shejbani, e ky nga Jahjai, e ky nga Muhamed ibn Ibrahim Kureshiu, e këtij i ka rrëfyer Muadh ibn Abdurrahmani se Humran ibn Ebani tregon: “Othman ibn Afanit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i solla një enë me ujë teksa ai ishte ulur në Mekaid (vend në Medinë). Ai mori abdes mirë, pastaj tha: “E kam parë Pejgamberin ﷺ duke marrë abdes në këtë vend dhe, pasi e përsosi abdesin, tha: “Atij që merr abdes në këtë formë, pastaj shkon në xhami, i fal dy rekate dhe qëndron aty, i falen mëkatet e kaluara.” Po ashtu, Pejgamberi ﷺ tha: “Mos u mashtroni!””