“Muhamedi më ka thënë: Na ka rrëfyer Mahledi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e ky e ka dëgjuar Atain se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Sikur i biri i Ademit të posedonte pasuri sa një luginë, do të dëshironte edhe një tjetër të tillë. Vetëm dheu e ngop syrin e birit të Ademit, por Allahu ia fal atij që pendohet.” Ibn Abasi thoshte: “Nuk e di nëse kjo është prej Kuranit apo jo.” Atai ka thënë: “E kam dëgjuar Abdullah ibn Zubejrin duke thënë të njëjtën gjë, duke qenë në minber.””