“Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer babai im, e ky nga Shuëbe, e ky nga Eshathi, e ky e ka dëgjuar babanë e tij se Mesruku tregon: “E pyeta Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Cila vepër ka qenë më e dashur për Pejgamberin ﷺ?” - Ajo që kryhet në vazhdimësi, - u përgjigj ajo. - Në çfarë kohe zgjohej për namaz nate? - e pyeta. - Zgjohej kur e dëgjonte gjelin (këndimin e parë të gjelit), - tha ajo.””