“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Dhiëbi, e ky nga Seid Makburi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Asnjërin prej jush nuk do ta shpëtojë vepra e vet.” - As ty, o i Dërguari i Allahut?! - pyetën të pranishmit. - “As mua, përveç nëse Allahu më përfshin me mëshirën e Tij. Jini mesatarë dhe afrojuni përsosurisë. Ecni herët në mëngjes, pas dite dhe një pjese të natës. Jini mesatarë! Jini mesatarë, sepse ashtu arrini!””