“Ali ibn Muslimi na ka thënë: Na ka treguar Hushejmi, e këtij i kanë rrëfyer disa persona, prej tyre Mugire, filani dhe një person tjetër, e këta nga Shabiu se Verradi, qatipi i Mugire ibn Shuëbes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Muaviu i dërgoi Mugirës një shkresë, ku thoshte: “Më shkruaj diçka që ke dëgjuar prej të Dërguarit të Allahut ﷺ!” Mugire ia ktheu: “Pas çdo namazi farz, Pejgamberin ﷺ e dëgjoja duke thënë: “La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu, ve huve ala kuli shejin Kadir (S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Vetmit, që nuk ka ortak. Atij i takon sundimi dhe lavdi, Ai ka fuqi për çdo gjë) .” Po ashtu, na ndalonte: thashethemet, të pyeturit e shumtë, shpërdorimin e pasurisë, privimin e të tjerëve nga pasuria dhe lypjen pa të drejtë, mosrespektimin e nënave, si dhe varrosjen e bijave për së gjalli.” Hushejmi transmeton se Abdulmelik ibn Umejri i ka rrëfyer: “E kam dëgjuar Verradin duke e treguar këtë hadith prej Mugirës, e ky nga Pejgamberi ﷺ.””