“Abdullah ibn Muniri më ka thënë: E kam dëgjuar Ebu Nadrin, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Abdullah ibn Dinari, e ky nga babai i tij, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ka raste kur robi thotë një fjalë që e bën Allahun të kënaqur, pa ia vënë veshin, si shkak i së cilës Allahu e ngre atë në shkallë të larta. Mirëpo, ka raste edhe kur thotë një fjalë që e hidhëron Allahun, pa ia vënë veshin, si shkak i së cilës fundoset në Xhehenem.””