“Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e këtij i ka treguar Xhad Ebu Othmani, e këtij i ka treguar Ebu Rexha Utaridiu se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ndër gjërat që Pejgamberi ﷺ i ka transmetuar nga Zoti i tij i Madhërishëm janë dhe fjalët: “Allahu i ka caktuar të mirat dhe të këqijat, pastaj i ka sqaruar. Andaj, kur dikush dëshiron të kryejë një vepër të mirë, por nuk e bën, Allahu ia shkruan një të mirë të plotë, e, n ëse ia mësyn dhe e bën, Allahu ia shkruan dhjetë të mira e deri në shtatëqindfish, ose edhe më shumë. Në anën tjetër, kur dikush ia mësyn një vepre të keqe, por nuk e bën (e braktis) , Allahu ia shkruan një të mirë të plotë , por, nëse ia mësyn dhe e bën, Allahu ia shkruan vetëm një të keqe.””