“Muhamed ibn Sinani na ka thënë: Na ka treguar Fulejh ibn Sulejmani, e këtij i ka treguar Hilal ibn Aliu, e ky nga Ata ibn Jesari se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur të humbë besnikëria, prite Kiametin.” Dikush pyeti: “Po si humb besnikëria, o i Dërguari i Allahut?” - “Kur punët t'u besohen atyre që nuk janë kompetentë, atëherë prite Kiametin”, - tha Pejgamberi ﷺ.”