“Haxhaxhi na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e këtij i ka treguar Katadja, e ky nga Enesi se Ubade ibn Samiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kush e dëshiron takimin me Allahun, Allahu e dëshiron takimin me të, e, kush e urren takimin me Allahun, Allahu e urren takimin me të.” Aishja, ose ndonjë nga gratë e tij, tha: “Por, ne e urrejmë vdekjen!” - “S'është fjala për këtë, por, kur besimtarit t'i vijë vdekja, do t'i jepet myzhde për kënaqësinë dhe nderimin e Allahut (ndaj tij) , prandaj nuk do të ketë diçka më të dashur për të sesa ajo që e pret, kështu që ai do ta dëshirojë takimin me Allahun dhe Allahu do ta dëshirojë takimin me të. Ndërkaq, kur jobesimtarit t'i vijë vdekja, ai paralajmërohet për dënimin dhe ndëshkimin e Allahut, prandaj nuk do të ketë diçka më të urryer për të sesa ajo që e pret, kështu që ai do ta urrejë takimin me Allahun dhe Allahu do ta urrejë takimin me të”, - tha Pejgamberi ﷺ.” Ebu Davudi dhe Amri e kanë shkurtuar, duke e transmetuar nga Shuëbe. Ndërkaq, Seidi transmeton Katadja, e ky nga Zurare, e ky nga Sadi, e ky nga Aishja, e kjo nga Pejgamberi ﷺ.”