“Abdulaziz ibn Abdullahu më ka thënë: Më ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ebu Seleme ibn Abdurrahmani dhe Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Dy burra u zunë mes vete, njëri prej të cilëve ishte musliman, kurse tjetri hebre. Muslimani tha: “Betohem në Atë që e ka përzgjedhur Muhamedin kundrejt gjithë njerëzimit. Hebreu tha: “Betohem në Atë që e ka përzgjedhur Musain kundrejt gjithë njerëzimit.” Atëherë muslimani u zemërua dhe e goditi hebreun në fytyrë, kështu që hebreu shkoi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe ia tregoi ngjarjen me muslimanin. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Mos më mbivlerësoni kundrejt Musait, se, kur njerëzve t'u bjerë të fikët Ditën e Kiametit, unë do të jem i pari që do të zgjohem, e në atë rast do ta shoh Musain duke u mbajtur anash Arshit. Nuk di nëse edhe atij i ka rënë të fikët dhe është zgjuar para meje apo është prej atyre ndaj të cilëve Allahu ka bërë përjashtim.””