“Aliu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka thënë Amri, e ky e ka dëgjuar Seid ibn Xhubejrin se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Ju do ta takoni Allahun duke qenë këmbëzbathur, të zhveshur dhe të pasynetuar.” Sufjani ka thënë: “Ky është prej haditheve që i llogarisim se Ibn Abasi i ka transmetuar me shprehjen: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ.””