“Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Amri se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “ (Disa njerëz) do të dalin prej Zjarrit me ndërmjetësim, sikurse të ishin thearir.” - Çka do të thotë thearir? - pyeti Hamad ibn Zejdi (njëri prej transmetuesve). - Është një lloj trangulli i vogël, - iu përgjigj Amër ibn Dinari, të cilit i kishin rënë dhëmbët. Hamadi shton: “E pyeta Amër ibn Dinarin: “O Ebu Muhamed, a e ke dëgjuar Xhabir ibn Abdullahun të ketë thënë: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “ (Disa njerëz) do të dalin prej Zjarrit me ndërmjetësim.” ? Amri m'u përgjigj: “Po.””