“Ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka rrëfyer Jahja ibn Ejubi, e këtij i ka treguar Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se fisi benu selime donin ta ndërronin vendbanimin e tyre e të vendoseshin më afër Pejgamberit ﷺ. Por, i Dërguari i Allahut ﷺ nuk pëlqente që pjesë të Medinës të mbeteshin të zbrazëta, andaj u tha: “A nuk po e llogaritni shpërblimin për gjurmët tuaja ?” Muxhahidi ka thënë: “Hapat tuaj janë gjurmët tuaja dhe ecja në këmbë nëpër tokë.””