“Musai na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Amër ibn Jahjai, e ky nga babai i tij se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur banorët e Xhenetit të futen në Xhenet dhe banorët e Zjarrit në Zjarr, Allahu i Madhërishëm thotë: “Nxirrni nga Zjarri të gjithë ata që në zemra kanë iman qoftë dhe sa fara e sinapit!” Kështu, nxirren nga Zjarri, pasi që ishin djegur dhe ishin bërë shkrumb. Pastaj, hidhen në Lumin e Jetës dhe mbijnë siç mbin fara në bregun e lumit.” Pejgamberi ﷺ vazhdon: “A nuk e keni parë si mbin e verdhë dhe e përdredhur?””