“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Xhaferi, e ky nga Amri, e ky nga Seid ibn Ebu Seid Makburiu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë, e pyeta të Dërguarin e Allahut ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, kush është njeriu më fatlum që do ta fitojë ndërmjetësimin (shefatin) tënd Ditën e Gjykimit?” Pejgamberi ﷺ tha: “Kam pandehur, o Ebu Hurejre, se askush para teje nuk do të më pyesë për këtë çështje, për shkak se kam vënë re se ke interesim të madh për hadithin. Njeriu më fatlum që do ta fitojë ndërmjetësimin (shefatin) tim Ditën e Gjykimit është ai që deklaron: “La ilahe il-lallah (s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut) " me zemër të sinqertë.””