“Amër ibn Aliu më ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Mugire, e ky e ka dëgjuar Ebu Vailin se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Unë do t'ju pres te Hauzi. Aty do të sillen disa burra nga mesi juaj, të cilët, më pas, do të më rrëmbehen para sysh. Unë do të them: “O Zoti im, shokët e mi?!” - Ti nuk e di se çfarë kanë shpikur pas teje, - do të më thuhet mua.” Transmetimin e Mugirës e fuqizon Asimi nga Ebu Vaili, kurse Husajni e transmeton nga Ebu Vaili, e ky nga Hudhejfe, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”