“Amër ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Jezidi, e ky nga Ebu Hajri se Ukbe ibn Amiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, Pejgamberi ﷺ shkoi për t'ua falur namazin e xhenazes të vrarëve në Uhud dhe, pasi u kthye, u ngjit në minber dhe tha: “Unë do t'ju paraprij (te Hauzi) dhe do të jem dëshmitar juaji. Betohem në Allahun se në këto momente jam duke e parë Hauzin tim. Më janë dhënë çelësat e thesareve të Tokës, - ose ka thënë: çelësat e Tokës. - Betohem në Allahun se nuk kam frikë se pas meje do të bëni shirk, por kam frikë se do të garoni për të (dynjanë) .””