“Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Naif ibn Omeri, e këtij i ka treguar Ibn Ebu Mulejke se Esma bint Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Unë do të jem te Hauzi dhe do t'i shoh ata që do të vijnë tek unë. Disa njerëz do të pengohen të vijnë tek unë, andaj unë do të them: “O Zot, ata janë me mua dhe të umetit tim!” Atëherë më thuhet: “Vallë, di çfarë kanë vepruar pas teje?” Për Allahun, ata janë kthyer në besimin e mëhershëm (janë bërë renegatë) .” Ibn Ebu Mulejke thoshte: “O Allah, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga kthimi në besimin e mëparshëm a nga sprovimi në fenë tonë!” “... por ju ktheheshit mbrapa.” (Muminun, 66)”