“Muhamed ibn Sinani na ka thënë: Na ka treguar Fulejhu, e këtij i ka treguar Abde ibn Ebu Lubabe se Verradi, i çrobëruari i Mugire ibn Shuëbes (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon: “Muaviu i shkroi një letër Mugirës, ku thoshte: “Më shkruaj çfarë e ke dëgjuar të thoshte Pejgamberin ﷺ pas namazit.” Në atë rast Mugire më diktoi: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ, pas namazit, të thotë: “La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike leh. Allahume la mania lima atejte, ve la mu'tije lima menate. Ve la jenfeu dhel xhedi minkel xhed (S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Vetmit, që nuk ka ortak. Zoti ynë! Askush nuk mund të pengojë nëse Ti jep dhe askush nuk mund të japë nëse Ti e pengon. Askujt nuk mund t'i bëjnë dobi pasuria e prejardhja në raport me Ty) .” Ibn Xhurejxhi ka thënë: “Më ka rrëfyer Abde se Verradi i ka treguar këtë. Pastaj udhëtova te Muaviu dhe e dëgjova duke i urdhëruar njerëzit me këtë fjalë.””