“Ali ibn Hafsi dhe Bishr ibn Muhamedi na kanë thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Salimi se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Pejgamberi ﷺ Ibn Sajadit (për të cilin dyshohej se ishte Dexhalli) i tha: “Të kam fshehur diçka (a e di çka është) ?” - Ty..., - tha ai (deshi ta theksojë fjalën “tym" por nuk mundi ta përfundojë deri në fund). - “Hesht, se nuk do të arrish asgjë (nga të fshehtat) ” , - ia ktheu Pejgamberi ﷺ. - Më lejo t'ia heq kokën, - iu drejtua Omeri. - “Lëre! Nëse me të vërtetë është ai (Dexhalli) , nuk do ta mbysësh, e, nëse nuk është ai, nuk ke dobi nga vrasja e tij” , - i tha Pejgamberi ﷺ Omerit.”