“Ebu Numani na ka thënë: Na ka rrëfyer Xherir ibn Hazimi, e ky nga Ebu Is'haku se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Hendekut e pashë Pejgamberin ﷺ tek bartte dhé së bashku me ne dhe thoshte: “Për Allah! Pa Allahun nuk do të udhëzoheshim, As do të agjëronim e as do të faleshim. Zbrite qetësinë ndër ne! Dhe na forco këmbët nëse përballemi! Idhujtarët po na bezdisin dhe po na sulmojnë, Kur ata kërkojnë trazira, ne refuzojmë.””