“Kutejbe ibn Seidi transmeton nga Ismail ibn Xhaferi, e ky nga Abdullah ibn Dinari se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ dërgoi një ushtri, në krye të së cilës emëroi Usame ibn Zejdin. Disa njerëz folën për udhëheqjen e tij, e në atë rast i Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit dhe tha: “Ju po flisni për udhëheqjen e tij, ndërkohë edhe më herët keni folur për udhëheqjen e babait të tij. Betohem në Allahun se ai ka qenë meritor për udhëheqje dhe ka qenë ndër njerëzit më të dashur tek unë. Pas tij ky është ndër njerëzit më të dashur tek unë.””