“Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga babai i tij, e ky nga Hafs ibn Asimi, e ky nga Abdullah ibn Malik ibn Buhajne se ka thënë: Pejgamberi ﷺ kaloi pranë një personi dhe i tha; [t]: Abdurrahmani më ka thënë: Na ka treguar Behz ibn Esedi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Sad ibn Ibrahimi, e ky e ka dëgjuar Hafs ibn Asimin të ketë thënë: Një burrë nga Ezdi, i cili quhej Abdullah ibn Malik ibn Buhajne (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ kaloi pranë një burri, i cili, pasi u thirr ikameti, po i falte dy rekate. Me të përfunduar namazi, njerëzit u grumbulluan rreth këtij personi, kurse i Dërguari i Allahut ﷺ iu drejtua: “A e fale sabahun katër rekate? A e fale sabahun katër rekate?” Transmetimin e Malikut e përforcojnë Gunderi dhe Muadhi, nga Shuëbe. Ibn Is'haku ka thënë: “Sad ibn Hafsi transmeton nga Abdullah ibn Buhajne.” Hamadi ka thënë: “Na ka rrëfyer Sad ibn Hafsi këtë.””