“Omer ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky nga Mamuri se Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shkova te Pejgamberi ﷺ, i cili, ulur nën hijen e Qabesë, thoshte: “Ata janë të humburit, për Zotin e Qabesë! Ata janë të humburit, për Zotin e Qabesë!” Unë e pyeta: “Çka është puna ime? A po sheh diçka tek unë? Çka është puna ime? - pastaj u ula tek ai, ndërkaq ai sërish e thoshte atë, saqë unë nuk mund të heshtja, ndërkohë më kaploi (mërzia) aq sa deshi Allahu, pastaj thashë: “Cilët janë ata, kurban t'u bëfsha me babë e nënë, o i Dërguari i Allahut?” - “Të pasurit, përveç atyre që japin kështu, kështu e kështu”, - tha Pejgamberi ﷺ.””