“Abdullah ibn Mesleme transmeton nga Maliku, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ e gjeti Omer ibn Hatabin, i cili po udhëtonte me disa njerëz, duke u betuar në babanë e tij. Si rrjedhojë, Pejgamberi ﷺ tha: “Vini re! Allahu jua ndalon të betoheni në baballarët tuaj. Ai që medoemos duhet të betohet, le të betohet në Allahun, ose le të heshtë!””