“Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ mori një unazë ari, të cilën pastaj e mbante (në gisht), ndërsa gurin e saj e kthente nga shuplaka. Kështu, edhe njerëzit e tjerë vunë unaza të tilla. Mirëpo, një ditë, Pejgamberi ﷺ hipi në minber, e hoqi unazën dhe tha: “Unë e mbaja këtë unazë, ndërsa gurin e saj e ktheja nga shuplaka”, pastaj e hodhi unazën dhe tha: “Për Allahun, kurrë më nuk do ta mbaj!” Andaj, edhe të tjerët i hodhën unazat e tyre.””